Termat dhe kushtet

1) Pasi transaksioni të jetë kryer dhe shuma e pagesës të jetë debituar në kartën e kreditit të klientit, i vetmi rast në të cilin mund të ketë një rimbursim (pra kthim të pagesës) është nëse, për arsye teknike, karta e kreditit është debituar më shumë se një herë ose është debituar me një shumë më të lartë se sa totali i blerjes së produkteve. Në këtë rast, shuma e tepërt do t'i kthehet klientit.
2) Klienti që kërkon rimbursim duhet të bëjë një kërkesë me shkrim për të kërkuar kthimin e shumës, duke i bashkangjitur kësaj kërkese edhe numrin e faturës dhe mandatin e pagesës ose debitimin e kartës së kreditit.
3) Kërkesa e lartpërmendur duhet të dërgohet me email në adresën info@easypos.al
4) Kërkesa do të shqyrtohet dhe procesohet manualisht. Nëse arrihet në përfundim se kërkesa është e vlefshme, shuma e tepërt do të rimbursohet elektronikisht te klienti. Gjithashtu do të dërgohet nje email konfirmimi te adresa nga e cila është bërë kërkesa origjinale. Gjithë kjo procedurë do të përfundohet brenda 28 ditëve nga dita e marrjes së kërkesës për rimbursim. Shuma mund të shfaqet në llogarinë e klientit 3 deri në 21 ditë më vonë, në bazë të procedurave të bankës tuaj.