easyPos Logo

Përparësitë tona

easyPos është zgjidhja ideale për fiskalizimin.

Thjeshtësia

Aplikacioni easyPos mund të instalohet në çdo kompjuter, tabletë, telefon smartphone apo POS fizik. Është i thjeshtë në përdorim dhe i shpejtë në reagim. Do t'ju duhen pak minuta për ta instaluar dhe do të mund të lëshoni menjëherë faturat e para.

Cilësia

easyPos është një zgjidhje e besueshme, e menduar për biznesin e vogël dhe të mesëm shqiptar. Me të mund të kryeni një sërë veprimesh, të cilat do të lehtësojnë ndjeshëm punën tuaj të përditshme. Më konkretisht, me easyPos-in deklaroni dhe menaxhoni arkën, lëshoni fatura, menaxhoni artikujt dhe magazinën, gjeneroni raporte periodike mbi veprimtarinë tuaj ekonomike e të tjera.

Siguria

Të dhënat tuaja ruhen në sistemin tonë, në Cloud. Në çdo kohë, pavarësisht problemit që mund të keni me kompjuterin apo telefonin (dëmtim, vjedhje, etj.), të dhënat tuaja gjenden menjëherë, të paprekura dhe të vlefshme si për tatimet, si për përdorimin tuaj menaxherial. Të gjitha transmetimet janë të enkriptuara dhe të pakuptueshme për palë të treta.

Me easyPos mund të fiskalizoni fatura kundrejt individëve, por edhe kundrejt firmave (pagesa me para në dorë).

Deklaroni arkën (fiskalizojeni), në fillim të ditës së punës, dhe menaxhojeni atë sipas nevojës.

Me pak klikime, fiskalizoni faturat e para. Përdorni një printer termik për të printuar faturat.

Hyni në app.easypos.al dhe krijoni ose importoni artikuj, shtoni klientë, menaxhoni faturat e fiskalizuara dhe magazinën, krijoni raporte të veprimtarisë tuaj ekonomike, e të tjera.

Rreth nesh

ESDP lindi nga pasioni për të krijuar, për të qenë të pavarur, për t'u gjetur zgjidhje problemeve të vështira. E nisëm rrugëtimin tonë në 2013, nga dëshira për t'u marrë me elektronikë, për të qenë krijues dhe të pavarur. Në 2016 hodhëm në treg produktin tonë të parë të suksesshëm, modemim për kasat fiskale. Ai qe një hap rastësor, por domethënës. Sot jemi një nga shoqëritë e para që licensohet nga AKSHI dhe DPT-ja për software-in e fiskalizimit. Ne jemi një ekip i vogël, por shumë i përkushtuar: lindëm si një grup “peshkopësh” që përpiqen të gjejnë zgjidhje cilësore, elegante dhe praktike. Sot, pak nga pak po shndërrohemi në një shoqëri me ambicie të mëdha. Sot jemi një shoqëri që mund të krijojë produkte software-ike dhe hardware-ike: në këtë drejtim, jemi të veçantë në Shqipëri.

Çmimet

Aplikacionet tona dhe pajisjet elektronike që ju ofrojmë për instalimin e tyre gjejnë përdorime të ndryshme, në varësi të nevojave të klientit. Kontaktoni me stafin tonë për të kuptuar më mirë cila është zgjidhja më e mirë dhe më e lirë për ju.

easyPos-sketch-logo

easyPos

  • Fatura normale dhe të thjeshta
  • Arka
  • Artikuj
  • Subjekte
  • Llogari
  • Raporte
  • Magazinë
  • Back-up në cloud
  •  

L7'000/vit

Bli tani
easyInvoice-sketch-logo

easyInvoice

  • Fatura elektronike
  • Artikuj
  • Subjekte
  • Llogari
  • Raporte
  • Magazinë
  • Back-up në cloud
  •  
  •  

L10'000/vit

Bli tani
easyPos&easyInvoice

easyPos + easyInvoice

  • Fatura normale dhe të thjeshta
  • Fatura elektronike
  • Arka
  • Artikuj
  • Subjekte
  • Llogari
  • Raporte
  • Magazinë
  • Back-up në cloud

L15'000/vit

Bli tani

Bashkëpunime

Bashkëpunimi i ri midis easyPos dhe Adi Professional ka mundësuar fiskalizimin e parkingjeve të shërbyera nga Adi Professional.

Instalime

Këtu mund të shkarkoni aplikacionet tona. Ju mjafton të përzgjidhni llojin e pajisjes dhe sistemin operativ përkatës. Klikim të mbarë!

Shkarko
easyPos Logo

në 60 sekonda

Çfarë thonë klientët tanë

"Na kontaktoni që t'ju japim emra referencë, në rast se doni të bisedoni personalisht me ndonjë nga klientët tanë."

Na kontaktoni

Dërgoni një mesazh duke plotësuar kutitë më poshtë me të dhënat tuaja dhe ne do t'ju kontaktojmë sa më shpejtë të jetë e mundur.

 

 

 

 

Mesazhi po dërgohet. Ju lutem prisni...

Mesazhi u dërgua me sukses!